HomeHumor - ArgëtimFilmi “Oppenheimer” fituesi më i madh i çmimeve të Globit të Artë

Filmi “Oppenheimer” fituesi më i madh i çmimeve të Globit të Artë

Filmi “Oppenheimer” ishte fituesi më i madh i çmimeve të Globit të Artë të dielën mbrëma, duke i fituar pesë sosh, përfshirë çmimin kryesor.

Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr u shpërblyen për paraqitjet e tyre në aktrim, si aktori më i mirë dhe aktori më i mirë në rol dytësor, përkatësisht.

Ndërsa, Christopher Nolan e fitoi çmimin regjisori më i mirë për dramën më të mirë “Oppenheimer”. “Succession” fitoi më së shumti çmime në kategoritë televizive, pas sezonit të katërt dhe përfundimtar.

Filmi “Poor Things” nga Yorgos Lanthimos shkaktoi befasi, duke e mposhtur filmin “Barbie” për komedinë më të mirë, apo filmin më të mirë muzikor. Por, “Barbie”, e regjisores Greta Gerwing, e fitoi çmimin për arritje kinematografike dhe për përfitimet më të mëdha, pasi realizoi 1.4 miliard dollarë të hyra në gjithë botën.

Çmimet në Golden Globes 2024: 

Filmi “Oppenheimer” mori pesë çmime duke përfshirë çmimet “Best Motion Picture” dhe “Drama” më e mirë.

Projekti filmik “Succesion” mori katër çmime si seriali më i mirë televiziv e drama më e mirë serike.

Tjetri projekt filmik që mori tri çmime ishte “The Bear” duke përfshirë çmimin si seriali më e mirë televiziv i zhanrit muzikal e komedi./Reporteri/ Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments