Gërshetë, Kocel, Bistek janë emërtime shqiptare të një lloj stilimi floku i cili u ka mbijetuar shekujve dhe mileniumeve. Realizimi i një bisteku nënkupton thurjen e fijeve të flokut, i cili në varësi të formës dhe stilit shpreh natyrën elegante, të “egër”, statusin, moshën, gjininë, llojin dhe pushtetin e një gruaje, shkruan Kult Plus.
Ky lloj stilimi i flokut, ka pësuar ndryshime përgjatë viteve, e po ashtu është përdorur ndryshe nga kultura të ndryshme, por përkundër kësaj gërsheti vazhdon të përdoret edhe në ditët e sotme Studimet tregojnë se ky lloj arti në flokë daton qysh nga viti 3500 para erës së re, për vërtetësinë e të cilave flasin fotografitë e skalitura në muret e shpellave në shkretëtirën e Saharës./KultPlus.com/Perspektivapress.com/
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2023/03/336593499_933354271191904_1602424093337671953_n.jpg)
![](https://www.kultplus.com/wp-content/uploads/2023/03/image0-683x1024.jpg)