Ditët e fundit bota ka ndalur frymën kur një laborator amerikan ofroi para publikut pajisjen më të fundit të Inteligjencës Artificiale që mund të gjeneronte fjalë, ChatGPT-në. Por, ky laborator ka pasur vëmendje të madhe edhe vitet e kaluara me pajisje tjera mahnitëse si Dall-E apo versionet e fundit të GPT. Drejtoreshë e teknologjisë (CTO) në këtë kompani është Mira Murati?
Mira Murati mori vëmendje në prezantimin e DALL-E-2, një gjenerues imazhesh nga Inteligjenca Artificiale. Mira është inxhiniere 35 vjeçare e lindur në San Francisko të ShBA-ve. Të dhënat për gjuhët që flet – ashtu si emri dhe mbiemri i saj – lënë të nënkuptohet se ajo ka origjinë shqiptare. Përveç gjuhës angleze, ajo raportohet se flet edhe italishten dhe shqipen.
Çka tha te Trevor Noah?
Në atë paraqitje, Mira Murati foli për pajisjen DALL-E-2, që sapo kishte lënë pa frymë të gjithë përcjellësit e zhvillimeve në Inteligjencën Artificiale.
DALL-E-2 janë modelet që mësojnë në mënyrë vetjake të gjenerojnë imazhe digjitale nga përshkrimet që i ofrojnë përdoruesit. Edhe kjo teknologji përdor një version të GPT-3shit të famshëm.
A dimë diçka tjetër për Mirën?
Të dhënat në Internet për Mira Muratin janë shumë të kufizuara. Ajo ka kryer shkollimin e lartë në Dartmouth College Hanover në ShBA për inxhinieri mekanike. Shkollimin më të hershëm e ka kryer në një shkollë private në San Francisco.
Përveç Open AI ajo ka punuar edhe si menaxhere e prodhimit të Model X në kompaninë Tesla.
Kush është OpenAI?
OpenAI është një laborator kërkimor që konsiderohet të jetë garuesi kryesor i kompanisë tjetër DeepMind, dhe që kryen kërkime në fushën e Inteligjencës Articiale me qëllimin që të promovojë e zhvillojë “Inteligjencë artificiale miqësore (ndaj njerëzimit)”.
Kjo kompani është themeluar në San Francisco në vitin 2015 nga disa investitorë amerikanë, përfshirë Elon Muskun e famshëm../Perspektiva/