HomeKulturëNë prag të 7 Marsit - Ditës së Mësuesit/ Botohet libri më...

Në prag të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit/ Botohet libri më i ri me poezi “Psherëtimë malli” i autores Marigona Fejzullahu – Salihu

Dy fjalë për librin…

Marigona Fajzullahu –Salihu, para nesh na del me një përmbledhje poezish, në të cilat sheshon ndjenjat e saj nëpër vargje poetike, të motiveve të përziera, të cilat japin një kuptimshmëri dhe mesazh shumë të qartë për lexuesit, se si duhet atdheu, vendlindja, si duhet të jetë dashuria ndaj prindërve, të cilët janë udhërrëfyesit tanë për një ardhmëri sa më të mirë për neve, e Marigona këto ndjesi i ka paraqitur që në ciklin parë me titull /ndjenja të përziera/ në të cilin kemi poezi përkushtimore për atdheun, vendlindjen, poezi për prindërit, vëllain, motrën, miken, etj., ku me një dashuri të madhe u shkroi, sepse, si atdheu, si përkushtimet tjera kërkojnë një art të veçantë nga autorja, por, këto, ajo i shkroi me kapacitetin e saj krijues, ashtu si i kanë dal vargjet nga thellësia e shpirtit të saj poetik, për t’i demonstruar mirë në vargje poetike, me figuracion të duhur, e që japin një pasqyrë të realët të po kësaj dashurie të përzier.

Jeta ka shumë sfida, nga më të ndryshmet, të cilat përthekohen nga përditshmëritë tona në rrafshin jetësor, prandaj, poetja i ka shkruar vargje domethënëse kësaj përditshmërie, e cila është e mbushur me të papritura. Kjo më së miri paraqitet nëpër poezitë e ciklit të dytë me titull /këtu ndjejë qetësi/, në të cilat paraqitet dëshira e autores të ec(im)përpara si shoqëri dhe si komb, mandej, poetja kërkon qetësi në këtë kohë të zhurmshme për ne, në situata, të cilat na i ka krijuar (pamëshirshëm) koha.

Rruga e autores është rrugë që nëpër lakadredhat e saj të gjejë strehim shpirtëror, të krijojë atë që dëshiron ta krijojë, atë e ka të mbledhur në shpirtin e saj, nëpër atë udhë të shohë gjëra të mira, të këndshme, ato që s’i ka parë deri më tani. E gjithë këto dëshira e ndjesi i ka paraqitur nëpër këto poezi të drejtpërdrejta dhe të kapshme për secilën shtresë të lexuesve.

Poezitë janë të rimuara, shumica sosh, vargu i dytë me të katërtin, kanë mizikalitetin dhe janë të këndshme për lexim.

Marrë në përgjithësi, libri me poezi “Psherëtimë malli” i poetes, Marigona Fejzullahu-Salihi, shoqërohet me vlerë të kënaqshme, duke u thirrur në përmbajtjen dhe rregullimin e poezive. Asaj (poetes) i mbetet që edhe më tutje të vazhdojë të gjurmojë motive, të mundohet ta forcojë vargun, për ta ngritur edhe më shumë vlerën e poezive të saj.

Bilall Maliqi, shkrimtar, redaktor i librit. Përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), botues, “Lena” Prishtinë, 2023./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments