HomeKulturëNë Preshevës promovohet libri "Zëri i heshtjes sime"

Në Preshevës promovohet libri “Zëri i heshtjes sime”

Në Bibliotekën „Mehmet Jusufi“, më 23 shkurt, u promovua libri „Zëri i heshtjes sime“, i autorit Skënder Halimi.

Në promovimin e këtij vëllimi poetik kishin ardhur përfaqësues nga jeta institucionale kulturore e arsimore në Preshevë dhe rrethinë.

Për rëndësinë letrare të librit folën kritikët letrarë Bilall Maliqi, redaktor i librit dhe Sevdail Hyseni, recensent, ndërsa pjesë nga vëllimi poetik lexuan aktorët e Tetarit të Qytetit në Preshevë.

Sipas recensentit të librit Sevdail Hyseni, poeti, Skënder Halimi, ndonëse për herë të parë vjen me libër para publikut artdashës, ai, me mjeshtri artistike ka arritur ta paraqes ndjenjën e dashurisë në nocionin e krijimtarisë letrare, një botë e thellë ndjenjash, të cilat nga brenda shpërthejnë me një kolorit shprehjesh artistike, plot shpirt e dashuri. Duke lexuar përmbledhjen poetike me 186 poezi të shtrira në pesë cikle, të autorit Skënder Halimi, na mbushet mendja se “quaje si të duash” dashurinë, ajo është mbi të gjitha, simbol i pastërtisë shpirtërore dhe mendore.

Brenda kopertinave të librit përfshihen rreth 200 poezi të ndara në pesë cikle. Vlen të ceket se autori i librit dikur ka qenë redaktor i muzikës pranë Radio Presheva./Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments