HomeKulturëPanairi i librit në Torino

Panairi i librit në Torino

Artisti Ermal Meta që ka shënuar fillimin e 40 aktiviteteve letrare të Sallonit të Librit në Torino, ku Shqipëria është vend mysafir i edicionit të 35-të të këtij panairi.

I ftuar si protagonist, muzikanti, ka rrëfyer pranë stendës shqiptare historinë e tij nga fëmijëria në Shqipëri, emigrimi në Itali në ’94-ën, fitorja e Sanremos në vitin 2018 me këngën “Non mi avete fatto niente” (“Nuk më keni bërë asgjë”) tek debutimi i tij si shkrimtar me romanin “Nesër e përgjithmonë”.

Mediat italiane kanë përcjellë tregimin e artistit të njohur për vendin e tij, që i dedikon edhe romanin e parë.

“Jam shumë i lumtur që Salloni i Librit në Torino, zgjodhi që në këtë edicion t’i dedikojë këtë hapësirë të veçantë Shqipërisë, që për italianët duket ende një vend kaq i afërt por edhe i largët. E gjitha kjo edhe për shkak të asaj që shkruhet në medie. Shumë nga miqtë e mi e kanë vizituar dhe në kthim më kanë thënë: nuk mendonim se ishte kaq e bukur, e mendonim ndryshe! Përmes historive që do të rrëfehen në Panair këto ditë, publiku i Sallonit do të zbulojë se Shqipëria është një vend ku ushqehen shumë ëndrra“, është shprehur ai.

Stenda zyrtare e vendit tonë prezantohet në formën e një shkëmbi të hapur, të inspiruar nga qyteti i gurtë i Ismail Kadaresë (“Kronikë në gur”).

“Atje kam lindur. Kam mësuar të flas e të eci, kam ëndërruar për herë të parë. Kur nisa të shkruaj ndjeva thirrjen e atdheut që nuk mund ta injoroja. Por nuk kam dashur të rrëfej për Shqipërinë e sotme, por për atë të djeshmen, edhe për të provuar tu shpjegoj se si u krijua ai imazh që ende sot shumë të huaj kanë për vendin tim. Imazhi që lidhet me anijen e tejmbushur që zbarkoi në Bari një mëngjes të gushtit të vitit ’91. Atë ditë që shqiptarët vendosën të ndezin dritën. Të gjithë shikonin detin, ndërsa për mua ishte shumë e rëndësishme të shikoja qiellin, që dukej plot dritë”, thotë më tej.  j.l./ dita/perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments