HomeKulturëRishfaqet komedia “Grafitet” në Preshevë

Rishfaqet komedia “Grafitet” në Preshevë

Gjatë 9 shkurtit të këtij viti, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevës, u dha Shfaqja “Grafitet” me regji të Naser Shatrolli, prodhim i Teatrit të Qytetit të Preshevës, e cila në nëtnor të vitit të kaluar, mori çmimin “Shfaqja më e mirë” në edicionin e XVIII të Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”.

Përveç këtij çmimi, kjo shfaqje mori edhe çmimin për regjinë më të mirë “Agron Boriçi” që e mori Naser Shatroilli.

Vlen të ceket se Edicioni i XVIII i  Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë u mbajt nga 16 deri 19 nëntor 2013 në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevës u dhanë 4 komedi: “Grafitet” e Teatrit të Qytetit Preshevë; “Loja e martesës” e Teatrit të Qytetit të Gjilanit; “Mos i luaj anglezët” e Teatrit të Gostivarit; “Dashnorët vdesin duke qeshure Teatrit “Avdush Hasani” – Podujevë. /Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments