Zeusi u habit me zgjuarsinë dhe shkathtësinë e dhelprës, prandaj e bëri mbretëreshë të
kafshëve.
- Po meqë donte të dinte nëse së bashku me fatin e saj, ndryshonte edhe shpirtvogëlsia,
ndërsa po e bartnin në fronin mbretëror, lëshoi para saj një brumbull.
Duke parë brumbullin tek fluturonte mbi kokën e saj, dhelpra nuk i bëri dot ballë tundimit
dhe, kur nuk duhej, u hodh, duke u munduar ta kapte.- Zeusi u nxeh dhe e riktheu në gjendjen e mëparshme.
Mësim: FABULA tregon se njerëzit e pavlerë NUK e ndryshojnë karakterin, edhe kur u jepet një
mundësi e shkëlqyer.