Shtëpia e Kulturës “ Abdulla Krashnica” në Preshevë, më 29.02.2024, organizoi premierën e filmit “Dy gisht mjaltë” të Ermal Mamaqit dhe të Elvana Gjatës.
Salla e Madhe e Shtëpisë së Kulturës ishte e mbushur me dashamirë të filmit. Hapjen e këtij eventi e bëri drejtori Kujtim Sadriu i cili ftoi në skenë edhe aktorët të cilët kishin ardhur nga Shqipëria enkas për publikun luginas. Ishte vërtet një nostalgji pasi që pas shumë vitesh u rikthye kino në këtë institucion kulturor.
Në fund, drejtori, Kujtim Sadriu e nderoi njërin nga protagonistët e filmit, Ermal Mamaqin me mirënjohje për sjelljen e këtij filmi në Preshevë.
Organizimin e shfaqjes së filmit e mundësoi ART DECOR B&F në bashkëpunim me Pallatin e Kulturës në Preshevë. /Perspektiva/