HomeHumor - ArgëtimOpera “Goca e Kaçanikut”, bashkon Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën

Opera “Goca e Kaçanikut”, bashkon Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën

Opera e parë e Kosovës, “Goca e Kaçanikut” me kompozitor Rauf Dhomin, është shfaqur për herë të parë në Prishtinë, që pas krijimit të saj më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në Maqedoninë e Veriut uroi Operën e Kosovës për premierën e historike “Goca e Kaçanikut”.

Drejtori i këtij ansambli, Shkodran Toaj, i cili ka ndjekur nga afër këtë shfaqje, është shprehur se muzika operistike në Kosovë ka një të ardhme të ndritur dhe ajo do të ecë vrullshëm e suksesshëm, sikurse të gjitha institucionet tjera në Kosovë. Etje për muzikën e bukur të akademikut Rauf Dhomi, dëshirë për të përjetuar ngjarjet historike të popullit tonë plot sfida, apo edhe krijimi i një elite të mirëfilltë të Kosovës për gjininë e bukur të operës, bën që interesimi të jetë i jashtëzakonshëm për këtë shfaqje.

Mbi 150 artistë në skenë përçuan fuqishëm triumfet tonë që u duartrokitën për mbi 20 minuta nga spektatorët e mrekulluar nga kjo ngjarje e rrallë./Panorama/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments