HomeKulturë“Nobelistët e Sejdo Harkas

“Nobelistët e Sejdo Harkas

Në të gjithë botën, librat e shkruar nga nobelistët, këta gjeni të fjalës, kanë dëshmuar se veprat artistike janë në lartësinë e ideve të tyre filozofike, duke i shpallur fitues ndër vite të Çmimit Nobel për Letërsi. E vërteta është që vepra e këtyre shkrimtarëve ka qëndruar e kristaltë dhe ndërsa regjimet kanë rënë, emrat e tyre janë ngritur gjithmonë e më shumë në yllësinë e botës së letrave.

jo madhështi e “shkrimtarit të madh” që posedon një Nobel sot, ka tërhequr dhe studiuesin dhe kritikun e letrave, Sejdo Harka, autorin e librit të tij më të ri, me titull “Nobelistët” (Ese dhe sprova letrare). Zakonisht krijuesit i mbledhin impresionet nga kryeveprat që lexojnë, si postulate që u pasurojnë mendjen dhe shpirtin, por në rastin e Sejdo Harkës, saga e këtij libri nis me kujtimet e jetës universitare kur në mënyrë të fshehtë lexoi “I huaji” i Albert Kamysë.

Arti i rrallë i kësaj letërsie do ta nxiste më tej për studimin e autorëve të tjerë më pas. Dhe kur e pa se shënimet për këta leaureatë të çmimit “Nobel” ishin bërë shumë, nisi t’i përmblidhte në këtë libër të veçantë, ku përfshihet një biografi e shkurtër dhe analiza kritike e një vepre letrare të secilit prej 27 nobelistëve në letërsi, nga 117 që ka bota deri më sot.

E pak ditë më parë, në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë, Sejdo Harka e promovoi librin e tij “Nobelistët”, botim që pason atë me titull “Modernët e kohës”. Në këtë promovim të “Nobelistët” me parathënie nga shoqja e universitetit, shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur, Diana Çuli, ishin të pranishëm të tjerë personalitete të spikatur të fushës së letrave, pedagogë e personalitete të medias. Ata vlerësuan stilin dhe origjinalitetin e të shkruarit të z. Harka, mes të cilëve: Albert Zholi, Ymer Çiraku, Viron Kona, Gëzim Tushi, Hektor Veshi, Përparim Hysi, Iliden Spase, Delo Isufi, Zyhdi Dervishi, etj. T

ë pranishmit e konsideruan “Nobelistët”, vepër të nivelit të lartë në shkrimtari dhe analizë letrare, që pasuron panteonin e letrave shqipe, si publikim me vlerë, që u vlen nxënësve të shkollave të mesme, studentëve, letrarëve, por edhe lexuesve që kanë pasion letërsinë e bukur, që tërheq si magnet me magjinë e saj.

Përmes kësaj interviste për gazetën “Panorama”, Sejdo Harka, ky zë i njohur i kritikës letrare, rrëfen historinë personale se si i ra në dorë diku në fillim të viteve ‘70-të, libri i parë i shkruar nga një nobelist si Kamy, që konsiderohej “i ndaluar” në Shqipërinë komuniste, e deri më sot ku në piedestalin e letërsisë qëndrojnë fituesit e çmimit më të lartë për arritjet më të mëdha letrare…/Panorama/Perspektiva/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments