E gjithë Shqipëria është “çmendur” pas Luiz Ejllit. Thuajse të gjithë flasin për të, në tavolina, në shtëpi, në lokale, në zyra pune, televizione, radio dhe portale, pa folur këtu për rrjetet sociale.
Tashmë është bërë kryefjalë e çdo shqiptari dhe nuk ka njeri që nuk flet ose diskuton për të të paktën njëherë gjatë ditës. Sipas të dhënave të fundit emri i këngëtarit është më i kërkuari në Google duke shënuar rekordin me mbi 1 miliard kërkime vetëm në muajin e parë kur filloi spektakli “Big Brother VIP 2 Albania”. Me këto ritme me shumë gjasa mund të arrijë 4 miliardë klikime në fund të spektaklit.
Përpos kësaj kujtojmë që Luizi ka regjistruar një këngë brenda shtëpisë, e titulluar “Me ty”, i cili e interpretoi në dedikim për dashurinë e tij, Kiarën. Me t’u publikuar në platformën “You Tube” kënga arriti të shënojë shifra të larta shikueshmërie, rreth 6.5 milionë klikime deri tani. Asnjë këngë shqiptare nuk e ka arritur deri tani këtë shifër brenda 2 javësh./Gzeta Mapo/Perspektiva/